Në mjekësi vetëm përmes testit/ Provimi 10-20 gusht. Për herë të parë provim për të rinjtë që ndjekin mjekësi të përgjithshme

schedule15:34 - 30 Qershor, 2023

schedule 15:34 - 30 Qershor, 2023

Nuk ka pushime të gjata për maturantët që duan të nisin studimet e larta për mjekësi të përgjithshme këtë vit.

Konkursi i informatizuar për tu  pranuar në universitet  është planifikuar të zhvillohet  në dhjetë ditëshin e dytë të gushtit.

Kandidatët për studentë nga i gjithë vendi  duhet të vijnë në Qendrën e Shërbimeve Arsimore në Tiranë ku do të zhvillohet testimi  sipas një kalendari  që do të publikohet më herët.

“Qendra e Shërbimeve Arsimore  ka planifikuar që ky testim të zhvillohet në periudhën 10 deri më 20 gusht që të jetë në koherencë dhe brenda fundit të gushtit të shpallen fituesit në programin e mjekësisë. Në momenin që do të  kemi listën e aplikanteve do të publikojmë kalendarin e sesioneve dhe oraret e testimit”

Teza do të përmbajë pyetje nga  lëndët e fizikës,  kimisë dhe biologjisë  zhvilluar gjatë viteve të gjimnazit dhe do të vlerësohet me 100 pikë.

Rezultatet e maturantëve Qendra e Shërbimeve Arsimore do t’ja dërgojë Universitetit të Mjekëisë  i cili do të bëjë renditjen e fituesve duke u bazuar dhe në  notat e provimeve të maturës.

“Është një total një fond prej 3 mijë pyetjesh  ku kemi një numër të barabartë për fizikën, kiminë dhe biologjinë.  Ky testim i informatizuar do  të bazohet vetëm në fondin e pyetjeve të bërë publik.  Provimi do të jetë i njejtë me  atë të profesioneve të tjera të rregullura.  Do të vlerësohet në total me 100 pikë.  Tabelën e rezultateve në do t’ja dërgojmë Universitetit të Mjekësisë për të bërë rankimin.  Do të zërë një peshë  prej 30% në rankimin e të gjithë maturantëve që do të aplikojnë për mjekësi.”

Testi i informatizuar për tu pranuar në  Universitetin e Mjekësisë zhvillohet për herë  të parë këtë vit.  Vitin e shkuar për këtë degë studimi aplikuan rreth tre mijë maturantë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!