Në mesnatë nga bregdeti, i dashuri i bën Arilenës surprizën përrallore për ditëlindje (FOTO)

schedule10:21 - 17 Korrik, 2020

schedule 10:21 - 17 Korrik, 2020

Sot, këngëtarja Arilena Ara ka ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një surprizë për bukuroshen.

Ka qenë i dashuri i saj, njëherazi dhe menaxheri Popi Kola, i cili i ka përgatitur një festë përrallore.

Ai ka mbledhur në Dhërmi të gjithë miqtë e Arilenës, përfshirë këtu edhe artistë të njohur si Alban Skënderaj, Miriam Cani, Flori Mumajesi, Xhensila Myrtezai apo Labi.

Të veshur me të bardha, ata e kanë surprizuar bukuroshen, duke i kënduar edhe këngën e ditëlindjes. Shumë e emocionuar Arilena ka postuar pak orë më pas edhe një foto nga bregdeti, ku ka etiketuar  Popin dhe shkruan: “Nata më e mirë e jetës sime”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!