Megjithëse po përballet me probleme ligjore, Gjiko vijon me angazhimet profesionale. Reperi ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit për shkak të akuzave se ka abuzuar seksualisht me një të mitur disa vite më parë. Ndërsa reperi ka mohuar akuzat, Elita Rudi, bashkëshortja e tij, ka treguar se e mbështet atë.
Së fundmi, reperi ka sjellë projektin e ri muzikor me titull “Gjoni”. Kënga është pritur mirë nga publiku, kjo pasi tematika që trajton është tejet e veçantë. Reperi i këndon gjakmarrjes dhe faljes së gjakut, një fenomen që prek shumë shqiptarë. Elita ka shpërndarë një pjesë nga kënga ndërsa ka treguar përjetimet e saj.

“Çdo herë që e kam dëgjuar e parë këtë spot përpara publikimit, më kanë shoqëruar edhe lotët. Një super projekt nga Gjiko. Për një realitet të hidhur të Kosovës.”, ka shkruar Elita duke treguar edhe njëherë se pavarësisht çdo gjëje, do ta mbështesë gjithmonë babain e dy fëmijëve të saj.

