Një gjest aspak i zakonshëm ka ndodhur këtë të hënë në Prishtinë teksa ish-kryeministri Albin Kurti po lëvizte në shesh duke ndjekur nënshkrimin e peticionit për shkuarje në zgjedhje.
Në këtë moment, një qytetar është përkulur para tij duke tentuar t’i puthë këmbët, gjë e cila ka bërë që fillimisht të ndërhyjnë badigardët e tij.
Kur kanë kuptuar qëllimin e qytetarit, Kurti dhe badigardët kanë reaguar duke shamgur puthjen e këmbëve të liderit të VV-së nga qytetari.
Më sipër është momenti kur qytetari tenton të puthë këmbët e Albin Kurtit. /abcnews.al