Në mes të luftës, qytetarët izraelitë shkojnë në qendrat e votimit për zgjedhjet komunale

schedule09:46 - 27 Shkurt, 2024

schedule 09:46 - 27 Shkurt, 2024

Qytetarët izraelitë do të votojnë sot për zgjedhjet komunale që fillimisht ishin planifikuar për në fund të tetorit, por u shtynë dy herë për shkak të luftës që shpërtheu më 7 tetor me Hamasin në Rripin e Gazës.

Në mes të luftës, rreth 7.2 milionë votues do të shkojnë në qendrat e votimit në Izrael, vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe një pjesë të Golanit të aneksuar.

Gati 150,000 izraelitë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që ndodhen pranë Rripit të Gazës, por edhe në veri të vendit në kufi me Libanin, skenën e përleshjeve të rregullta mes ushtrisë izraelite dhe lëvizjes shiite libaneze Hezbollah.

Për herë të parë që nga viti 1967, një kandidat nga pakica arabe e Izraelit, Ëalid Abu Tageh, njoftoi se do të kandidonte për kryetar bashkie të Jeruzalemit, por në fund nuk e paraqiti kandidaturën e tij.

Në Tel Aviv, këshilltari Amir Badran është i pari arab izraelit që kandidon për kryetar bashkie të qytetit. Por gjasat që ai të zgjidhet janë të vogla. Kundërshtarët e tij janë kryetari në largim i Tel Aviv Ron Huldai dhe ish-ministrja e ekonomisë Orna Barbiei.

Ushtarët izraelitë, përfshirë ata të dislokuar në Rripin e Gazës, filluan votimin javën e kaluar, me ushtrinë që tha se ishin ngritur 925 qendra votimi. Raundi i dytë i zgjedhjeve komunale ishte planifikuar për më 12 mars, por u shty për në datën 10 për shkak të fillimit të Ramazanit.

Shkalla e abstenimit në zgjedhjet komunale të vitit 2018, më e fundit, ishte pak më shumë se 40%.

/abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!