Në mes të detit çdo ditë/ Vangjel Gjoka nga Vlora mbi 50 vite peshkatar: Vetëm moti i keq më ndan nga deti

schedule20:29 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 20:29 - 9 Dhjetor, 2023

Me të aguar dita, Vangjel Gjoka merr barkën e tij të vogël dhe del në det. Peshkon prej 50 vitesh.

Nuk e ka vetëm pasion, por edhe profesion pasi me të ardhurat që siguron nga shitja e prodhimeve të detit mban familjen.

“50 vjet që gjuaj, që nga koha e Enverit. Tani gjuaj me grepa. Punoj 3-4 orë”.

Nga deti e ndajnë vetëm ditët me mot të keq, çdo mëngjes tjetër e gjen në mes të ujit duke peshkuar.

“E kam sport në radhë. Ditë për ditë dal. Me kohë të keqe nuk dal”.

Tregon se jo çdo kohë është e favorshme për peshkim. Të rinjtë i këshillon të angazhohen në sporte të ndryshme për të qëndruar larg veseve.

“Është gjë shumë e mirë që ta bëjnë. Kjo, shikoj të rinj që kanë ardhur këtu edhe janë larguar nga këto gjëra”.

Përveç peshkatarëve, mëngjeseve në bregdet gjen edhe qytetarë të tjerë të cilët peshkojnë rrallë, por janë të lidhur me detin.

Ata shprehin shqetësimin se netëve gjuhet me dinamit e mjete të tjera të kundraligjshme që kanë dëmtuar rëndë peshkimin.

Pavarësisht vështirësive, Vangjel Gjoka nuk i ndahet pasionit e profesionit të tij. Pasi shet peshqit e prodhimet e tjera të detit, largohet drejt shtëpisë për të pushuar e për t’ju rikthyer pasionit mëngjesin e të nesërmes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!