“Ne mes Fredi, jo deti”, Rama: Himara, arene gladiatorësh? Një shfaqje e vjetëruar

schedule14:55 - 27 Gusht, 2023

schedule 14:55 - 27 Gusht, 2023

Fati i Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës, që ndodhet në qelitë e paraburgimit, është ende i papërcaktuar dhe i tillë do të mbetet, sic duket edhe për ca kohë.

Mund të shkojë në secilin drejtim”.

Këto drejtime kryeministri Edi Rama i sqaroi bashkë me pikëpyetjet për to, në një intervistë të gjatë për një ndër gazetat më të mëdha greke, “Kathemerinin” këtë mëngjes të diele.

Instikti im apo reagimi im i parë është se, ndoshta, do të na duhet të presim procesin gjyqësor, derisa të provohet nëse ai është fajtor apo i pafajshëm”, ka thënë Rama.

Nëse Rama ndjek këtë instikt, pyetja që shtrohet shkon diku tjetër, cfarë do të bëhet me afatet që parashikon ligji, 90-ditëshin për betimin e një kryebashkiaku.

Edhe kjo është në tryezë, në pritje të vendimarrjes së qeverisë, që ka në dorë instrumentin e shkarkimit, pas tejkalimit. Por a do e përdorë Rama apo jo, për një të zgjedhur që trazoi edhe marrëdhëniet me Athinën? Kjo është pikëpyetja.

Në këtë rast, sigurisht, duhet të shohim opinionin ligjor dhe mendoj se ka një mundësi që të mos veprojmë derisa gjykata të marrë vendimin. Në këtë rast, u japim të gjithëve shansin që ta ndjekin deri në fund, nëse është e mundur. Nëse kjo është e pamundur ligjërisht, do të na duhet ta shkarkojmë, pra mund t’i ndjekim të dyja rrugët”, ka thënë kryeministri.

Ligji parashikon që kur një i zgjedhur nuk paraqitet për betim, edhe pse ky i Belerit është rast ndryshe, i takon qeverisë të veprojë duke shkarkuar personin dhe duke vendosur një kujdestar në detyrë derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja, të cilat shpallen nga Presidenti.

Por dhe në këtë pikë ekzistojnë dilema, tha Rama.

Nuk jemi të të njëjtit mendim as për numërimin, kështu që nuk do të merremi me këtë dhe pastaj do të marrim vendimin tonë. Mund të shkojë në secilin drejtim”.

Për një gjë është i sigurt, nuk do të vepronte si homolugu i tij grek, që nuk e ftoi në darkën informale, me liderët e rajonit dhe të BE-së.

“Nuk jam i fyer personalisht. Thjesht, unë nuk do ta bëja, të që bëri ai, e as nuk e imagjinoj të vihem në të njëjtën pozitë për të bërë diçka të tillë”.

Megjithatë, kishte pati një kritikë për atë që e quajti mik shumë herë, gjatë intervistës.

 “Qirjakosi për mua është një udhëheqës modern dhe ajo çfarë po ndodh tani nuk është moderne, është antike dhe nuk duhet të ndodhë! Por nuk i di saktësisht motivet. Mendoj se kjo është shumë e thjeshtë, është shumë e thjeshtë dhe i gjithë ky dyshim, të gjitha këto teori konspirative, gjithë kjo ide e marrë se Himara është një arenë ku duhet të ndeshemi sesa grekë jemi apo sa shqiptarë jemi, e gjitha kjo nuk është e shëndetshme. Eshtë shumë e dalë boje”, është shprehur ndër të tjera Rama.

Çështja e detit nuk ndan aq sa ndan Beleri në burg, edhe pse nuk mund të thuhet shumë pas vendimit në 2019, për ta ndatë në Gjykatën e Hagës.

Kemi arritur në një marrëveshje në parim, se marrëveshja duhet të kalojë hapat. Pra, jemi marrë vesh në parim. Tani duhet të kryer procedura. Presidenti duhet të japë një autorizim të ri për grupin negociator që të fillojë punë dhe, pastaj, duhet të përgatisim diçka të quajtur marrëveshje e përbashkët…”, tha Rama.

Pas këtyre procedurave, dy qeverisë duhet të arrijnë një marrëveshje kompromisi, një dokument konsensual, për t’iu drejtuar gjykatës ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!