Rasti i Roula Pispirigou dhe vrasja e tre fëmijëve të saj është një nga të paktat raste kur titujt e lajmeve si: “Ngjarja që tronditi të gjithë vendin”, “detaje që të ngrijnë gjakun” janë plotësisht të vërteta.
Qëndrimi i mediave gjatë gjithë këtij muaji e gjysmë që zgjati hetimi policor dhe mjeko-ligjor duket se ka ndikuar në zemërimin e turmës kundër Roula Pispirigou, zemërim që bëri që njerëzit të protestonin jashtë shtëpisë së saj në Patras.
“Si mund të vrasësh një fëmijë?” Cila nënë e bën këtë?” është kjo pyetja që po i mundon të gjithë.
Katër eskpertë kanë folur rreth krimit makabër për të kuptuar ndoshta deri diku mendjen e një prindi që vret fëmijën e tij.
Gratë që kanë vështirësi në pjesën e mëmësisë
“Instinkti i nënës është në fakt një mit, ka gra që e kanë të vështirë pjesën e mëmësisë”, tha Anna Kandaraki, psikologe dhe psikoterapiste.
Ka shumë arsye pse një nënë mund të vrasë fëmijën e saj. Njëra prej tyre është kompleksiteti në mendjen e saj, që e bën atë të ndiejë se fëmija është figura e saj. Kjo nënë nuk e kupton qe ka të bëjë me një tjetër individ.
Në këtë rast, e përdor fëmijën e saj për të kënaqur egon e saj apo edhe për tu hakmerrë ndaj partnerit.
Me pak fjalë e trajton fëmijën si një mjet.
Vajzat që janë rritur me nëna që janë privuar për shumë gjëra në jetën e tyre kanë më shumë gjasa të kenë probleme kur të bëhen vetë nëna. Prandaj femrat që kanë vështirësi në pjesën e mëmësisë, në vend që të fshihen pas fajit që ndjejnë, duhet të kërkojnë ndihmë, raporton abcnews.al.
Një problem kyç sipas Kandaraki është se në shumë vende nuk ka struktura sociale që trajtojnë këto probleme.
“Puna duhet të fillojë tashmë nga maternitetet, të cilat duhet të jenë të kenë psikologë dhe psikiatër të trajnuar posaçërisht, të cilët do t’i ofrojnë mbështetje dhe këshilla një nënë të re por edhe ta vlerësojnë atë.
“Përvojat e fëmijërisë dhe vështirësitë e jetës”
Rozina Paleologou, psikologe dhe specialiste në Psikoterapinë Kognitive të Sjelljes, beson se përvojat e fëmijërisë dhe vështirësitë gjatë jetës mund të jenë një nga fatkorët. Fatkeqësisht, ky njeri mund të jetë një vrasës gjakftohtë.
Siç shpjegon ajo: “Mendimet e para që i vinë një psikologu përballë një rasti tronditës si ai në Patras është të dijë nëse vrasësi vuan nga probleme të shëndetit mendor. Por jo në të gjitha rastet kjo shërben si diçka pozitive sepse mund të lehtësojë rrethanat për vrasësin.
Ka raste sigurisht kur një grua mund të vuajë nga psikoza pas lindjes. Ajo mund të dëgjojë zëra dhe të vrasë fëmijn në atë gje ndje. Janë raportuar shumë raste të tilla në Amerikë.
Por ka edhe raste kur motivi është i ndryshëm. Në rastet për shembull kur gratë duan të bëjnë partnerin të vuajnë apo të hakmerren ndaj tij. Por sigurisht është e vështirë të gjejmë shkakun real sepse edhe nëse vrasësja në fjalë ka kaluar vështirësi në jetën e saj, prindërit nuk janë përgjegjës për atë që ndodh në jetën tonë.
Na takon neve të ndryshojmë brezat duke filluar nga vetja.
Cilët prindër mund të vrasin fëmijët e tyre?
Pyetjes se cili prind mund të arrijë të vrasë fëmijën e tij, i është përgjigjur Aggeliki Kardara, mjeke e Departamentit të Komunikimit dhe e KEME (Qendra e Studimit të Krimit).
“Sa i përket pyetjes së përgjithshme nëse nënat mund të arrijnë deri në atë pikë sa të vrasin fëmijën e tyre, po ato mund të vrasin fëmijët pavarësisht se cilësohen si qënia më e dashur.
Një nënë që ka vrarë me dashje një fëmijë gjatë lindjes ose pas lindjes mund të dënohet deri në 10 vite burg, por sigurisht kjo varet nga kodi penal i një shteti. Kjo jo vetëm për faktin se statistikat janë jo të plota dhe kontradiktore, por edhe për faktin se vrasjet e foshnjave i janë atribuar shkaqeve natyrore apo aksidentale.
Janë një sërë arsyesh që mund të çojnë një nënë të vrasë fëmijët, si shkaqe psikologjike, psikiatrike, biologjike, sociale e të tjera.
Motivet e prindërve që vrasin fëmijët e tyre
Për sa i përket motiveve të një prindi që vret fëmijët , sipas Kardara dhe në bazë të tipologjive të ndryshme, ato mund të klasifikohen në këto kategori.
Së pari kemi të ashtuquajturën “vrasje altruiste” ku prindi vret fëmijën e tij sepse është i bindur se krimi është në “interesin” e fëmijës. Në këtë rast kemi dy qëndrime të prindit vrasës – e para është së kjo botë është shumë e vështirë që fëmija të jetojë i vetëm për tu përballuar me vështirësitë e jetës.
Në këto raste, prindi mund të ketë një probleme serioze shëndetësore dhe të ketë frikë për të ardhmen e fmëijës. Në rastin e dytë të “vrasjes altruiste” prindi dëshiron të shpëtojë fëmijën nga një sëmundje e rëndë që mund të vuajë fëmija.
Megjithatë, problemi që mund të ketë ky fëmijë mund të trajtohet.
Së dyti, vrasje psikotike. Në këtë rast, prindi mund të vrasë fëmijën për shkak të problemeve të shëndetit mendor.
Së treti, “fëmija është i padëshiruar”. Në këto raste fëmija cilësohet nga prindi si një pengesë dhe dëshiron ta heqë qafe. Ka shumë raste ku prindi për shembull mund të ketë ndonjë përfitim nga vdekja e fëmijës.
Së katërti, vrasje aksidentale. Pra vdekja vjen si pasojë e abuzimit brutal të fëmijës nga prindi i tij. Prindi në këtë rast dhe zakonisht nëna, arrin deri aty sa i shkakton sëmundjen vetë fëmijës duke mos e ushqyer siç duhet për të humbur shumë peshë ose duke i derdhur gjak në urinë për të pretenduar se fëmija ka një sëmundje të rëndë.
Së pesti, hakmarrja ndaj fëmijës dhe është ajo që në fund çon në vrasjen e tij. Njëri prind (zakonisht babai) hakmerret ndaj prindit tjetër për shkak se janë divorcuar, sepse ai/ajo ka gjetur një tjetër partner.
Njëri prind në këtë rast i privon tjetrit atë që është më e vlefshme për të. Ky prind shpesh pas vrasjes lë gjithmonë një letër duke e pyetur partnerin nëse është i lumtur me atë që arriti, raporton abcnews.al.
Sa i përket metodave të vrasjes, ato ndryshojnë në varësi të moshës së fëmijëve dhe rezistencës që mund të shfaqin. Gjithsesi, kemi konstatuar se në moshat më të vogla prindërit i mbysin fëmijët, ndërsa në moshat më të mëdha arma e krimit është shpesh arma ose thika.
Në çdo rast, thelbi i pyetjes nuk është “cila nënë apo baba e vret fëmijën apo i bën ndonjë dëm fëmijës së tij?” Sepse përgjigjen e ka dhënë historia kriminalistike. Çështja është se si mund të mbrohen fëmijët nga dhunuesit.
Por lind pyetja, çfarë ndodh në mendjen dhe shpirtin e një nëne që vret fëmijën ose fëmijët e saj.
“Trauma komplekse që përcillet në familje brez pas brezi dhe krijon një lidhje të pasigurt ose të çorganizuar midis prindit dhe fëmijës është një bazë shumë e fortë mbi të cilën mund të ndërtohen çrregullime të ndryshme të personalitetit që arrijnë deri në psikozë.
Ne gjithmonë kemi parasysh që gjërat nuk janë lineare. Psikika njerëzore është një çështje kaq shumëfaktoriale, një mozaik unik që ndikohet nga shumë faktorë.
/abcnews.al