Në Mekë pa masa, pas pandemisë miliona pelegrinë në vendin e shenjtë

schedule15:58 - 27 Qershor, 2023

schedule 15:58 - 27 Qershor, 2023

Për herë të parë që nga pandemia e koronavirusit, pelegrinazhi, ose sic njihet ndryshe në gjuhën arabe Haxh, po mbahet në mekë pa asnjë masë kufizuese. Po ashtu, si asnjëherë më parë do të lejohen të kryejnë Haxhin edhe gratë që nuk kanë një shoqërues mashkull.

Referuar të dhënave zyrtare nga ministria saudite, qytetin më të shenjtë të fesë islame priten ta vizitojnë 2.6 muslimanë nga e gjithë bota.

Ceremonitë e Haxhit në Arabinë Saudite kanë filluar të dielën në mëngjes me rrethimin e kubit në Qabe, drejt të cilit kthehen çdo ditë me miliona njerëz për t’u lutur.

Të martën, shkuan në malin Arafat, ku thuhet se profeti Muhamed ka mbajtur predikimin e tij të fundit.

Në dy vitet që pasuan, Arabia Saudite uli në mënyrë drastike numrin e pjesëmarrësve, për shkak të koronavirusit. Vetëm 10.000 besimtarë u pranuan në Haxh më 2020, ndërsa gjatë 2021 ishin vetëm 60 mijë. Përveç masave kufizuese, zbatoheshin kushte të rrepta dhe pranoheshin vetëm besimtarët që jetojnë në Arabinë Saudite dhe ishin të moshës 18 deri në 65 vjeç.

Në vitin 2022, afro 900.000 pelegrinë u lejuan të udhëtonin në Mekë dhe të vizitojnë varrin e Profetit Muhamed në Medinë.Festa islame e sakrificës fillon të mërkurën, ditën e tretë të Haxhit. Ajo është festa më e madhe e fesë islame dhe zgjat katër ditë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!