Në mars tatimet nisin kontrolle për deklarimin e pagave

schedule17:40 - 12 Janar, 2022

schedule 17:40 - 12 Janar, 2022

Tatimet u kanë nisur një letër 10 mijë e 520 bizneseve ku u kërkojnë të vetë-korrigjohen në lidhje me deklarimin e pagave deri në 20 janar.

Pas këtij afati ministrja e Financave ka paralajmëruar se do të ndërmerren të tjera hapa që fillojnë me analiza të thelluara të dhënave dhe më pas një njësi e veçantë do nisë kontrollet në terren.

Shefja e financave sqaroi se shtyrja e fiskalizimit u bë për të mos penalizuar biznesin e vogël   të cilit iu  la më shumë kohë për tu bërë pjesë e sistemit. Ibrahimaj theksoi se pas 1 korrikut të këtij viti nuk do të ketë më tolerime.

Ministrja e Financave  bëri me dije se gjatë  këtij viti do të zbatohen një sërë reformash në lidhje me informaliteit, pensionet apo punësimin. Rritja ekonomike për vitin 2022 parashikohet të jetë mbi 4%./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!