Shqipëria ka pritur më shumë turistë të huaj në pranverë duke u konfirmuar një destinacion në rritje. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Turizmit gjatë muajit mars 2026, vendi ynë mirëpriti 609,363 vizitorë të huaj, një rritje prej 59,598 turistësh krahasuar me marsin 2025, ose rreth +11% më shumë .Në tre muajt e parë vendi ka pritur mbi 1 milionë e 609 mijë vizitorë të huaj.
Sipas të dhënave të INSTAT vetëm në periudhën janar-shkurt vendi priti mbi 1 milion shtetetas të huaj e cila vlerësohet një shifër e qëndrueshme edhe pse nuk është periudhë me peshë për turizmin në vend.
Fillimi i vitit përfshin kryesisht grupet e organizuara që kanë interes për ture kulturore, por edhe individët që bëjnë rezervime të momentit të fundit falë linjave me kosto të ulët.
Shtetasit e huaj që kanë vizituar Shqipërinë vijnë kryesisht nga Evropa jugore ku kryesojnë Italianët por edhe vizitorët nga vendet e rajonit.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë shpenzimet e të huajve në Shqipëri shënuan një rritje të ndjeshme në 2025-n, duke arritur një rekord prej 5.7 miliardë eurosh, me një rritje prej 15% në krahasim me vitin e mëparshëm.
Artikujt promovues vazhdojnë t’i bëjnë jehonë Shqipërisë si destinacion .Ndërsa një tjetër zhvillim që mund të rrisë ardhjen e të huajve drejt Shqipërisë së fundmi është edhe konflikti i fundit mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit duke I riorientuar turistët drejt vendeve të rajonit.


