Në Madrid rikthehet kapiteni, zbulohet mungesa e Dembele

schedule09:17 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 09:17 - 7 Dhjetor, 2020

Të mërkurën Real Madrid luan një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Borussia M’Gladbach, të cilën duhet ta fitojë me patjetër për të siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-avë të Champions League.

Para kësaj sfide të rëndësishme madrilenët kanë marrë një lajm të mirë. Kapiteni Sergio Ramos, i cili mungon për ekipin prej tre javësh është rikuperuar dhe do të jetë gati për ndeshjen ndaj gjermanëve. Lajm i madh për madrilenët, duka pasur parasysh faktin se spanjolli është lideri i skuadrës.

 

Ndërkohë te Barcelona në ndeshjen ndaj Cadiz, Ousmane Dembele pësoi një tërheqje muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të grupeve të Champions ndaj Juventus.

 

Në Spanjë zbulojnë edhe kohën e mungesës së tij. Francezi nuk do të jetë pjesë e Barcelonës për 15 ditët e ardhshme, duke u bërë mungesa e dytë në sulm, pas Ansu Fati. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!