Në lule të rinisë, aksidentohet për vdekje punëtori 19-vjeçar në portin e Durrësit

schedule14:57 - 15 Prill, 2022

schedule 14:57 - 15 Prill, 2022

Një punëtor është aksidentuar për vdekje gjatë punës në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit.  Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak më parë, ku punëtori fatkeq është tërhequr zvarrë nga vinçi duke mos i dhënë asnjë shans për jetën.

Gazetari Leonidha Musaj bën me dije për abcnews.al se punëtori vetëm 19 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të rënda që mori.

Reagimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit, është aksidentuar në punë shtetasi R. G., 19 vjeç, punëtor ngarkim-shkarkimi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!