Në luftën kundër Parkinsonit, aktori i njohur: Nuk do të jetoj deri në 80 vjeç

schedule14:39 - 1 Maj, 2023

schedule 14:39 - 1 Maj, 2023

Aktori i Hollivudit Michael J. Fox, i cili prej 30 vitesh po lufton me këtë sëmundje, përmendi betejën e tij me Parkinson. Me rastin e promovimit të dokumentarit të tij të ri “Still”, i cili do të publikohet më 12 maj, Fox foli në emisionin “Sunday Morning” në CBS.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Çdo ditë bëhet më e vështirë, por kështu është”, ka theksuar aktori.

Rrëzimet, vëren ai, janë problemi më i madh për njerëzit me Parkinson. “Ti vdes nga sëmundja e Parkinsonit. Nuk do të jem 80 vjeç. Është e tmerrshme të kesh Parkinson. Për disa familje është një makth. Është një ferr. Duhet të përballesh me situata që janë përtej të kuptuarit të shumicës”, theksoi ai.

Fituesi i Emmy dhe Golden Globe Michael J. Fox u diagnostikua me Parkinson në vitin 1991. Ai ishte 29 vjeç. Ai sapo kishte përfunduar xhirimet e Doc Hollywood dhe kërkoi këshilla mjekësore pasi përjetoi një dridhje në gishtin e vogël. Ai nuk bëri të ditur publikisht se ishte diagnostikuar me Parkinson për disa vite.

Sot, fondacioni kërkimor që aktori krijoi për të luftuar sëmundjen ka mbledhur 800 milionë dollarë deri më sot./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!