SHQIPËRI- Kur moti e favorizon shëtit në rrugët e Tiranës në të kundërt lexon ndonjë libër. Ismaili kështu mund vetminë.
“Lexoj, shoh televizor, rri me shoqërinë, shëtis për të mbajt shëndetin”
91-vjeçari ish-inxhinier ndërtimi, të dy fëmijët i ka jashtë vendit ndërsa bashkëshortja i ka ndërruar jetë pesë vjet më parë.
“Unë jetoj vetëm se më ka vdekur gruaja, fëmijët i kam jashtë, një në Angli, një në Amerikë. Kanë halle, kanë jetë të ngarkuar. Njeriu dënohet kur i vdes gruaja”
Rreth 1/5 e popullsisë në Shqipëri është mbi 65 vjeç dhe vetëm 17% e tyre jetojnë me fëmijët.
“Kjo dukuri është e ndikuar dukshëm nga lindshmëria, por sidomos nga emigracioni. Është një fenomen ndërkombëtar i Evropës Jugore, Lindore, por Shqipëria e ka akoma më të theksuar për arsye të ritmeve të saj, të fillimit më të vonshëm krahasuar me të tjerët”
“Kemi një popullsi kur rreth 72 % e pleqve janë çifte që jetojnë vetëm të moshës mbi 65 vjeç, mbi 11% është një i moshuar që jeton vetëm, domethënë mbi 83% e moshë së tretë jeton jo me fëmijët. Në këtë drejtim të kujdesit shoqëror, ka vdekur tradita”
Para shoqërisë dhe institucioneve dalin të tjera sfida. Me moshën shtohen sëmundjet kronike e paaftësitë. Të paktën 90 mijë të moshuar sipas specialistëve të shëndetit publik kanë nevojë për kujdes afatgjatë. Numri i tyre parashikohet të dyfishohet në një dekadë.
“Shteti mund ta shohë si prioritet mjekësinë, ta çosh nga spitali tek shtëpitë e tyre. Ka ardhur koha të mendojmë dhe të veprojmë”
Tradita e do që për prindërit të kujdesen fëmijët, por në një shoqëri ku lindshmëria prej vitesh është poshtë nivelit riprodhues dhe të tjerë kanë shkuar në emigracion sugjerimi vjen për reformim të sistemeve sociale dhe shëndetësore.
“Zgjidhja nuk është për të ngritur në Shqipëri qendra rezidenciale të kujdesit afatgjatë, modele që ekzistojnë shumë në perëndim , me kosto shumë të lartë. “Mund të ketë nevojë për të ndërtuar, por nuk do të jetë kjo zgjidhja e plotë. Përqendrimin kryesor do ta vendosim te kujdesi në shtëpi. Të përgatisim më mirë sistemin shëndetësor dhe atë social për të vizituar gjendjen e tyre, për ta njohur gjendjen e tyre. Këtë mund ta bëjnë dhe mjekët, infermierët, punonjësit social të kujdesit parësor. Një hap tjetër është dhe mbështetja e atyre që quhen kujdestar informal. Mbi 90 % e të moshuarve deklarojnë se marrin kujdes nga dikush nga një i afërm, fqinj. Disa struktura që mund të ngrihen në nivel lokal midis bashkive dhe kujdesit parësor për të krijuar database, ku janë, çfarë nevojash kanë dhe pastaj për ti ofruar atyre disa shërbime, nga transporti deri tek reduktimi i plotë i burokracisë”, tha ai.
Projeksionet sipas specialistëve përllogarisin që deri në vitin 2030 numri i të moshuarve në Shqipëri të rritet me rreth 30%. Një transformim i madh për shoqërinë që prek mundësitë dhe mendësitë.
Shoqëria ka nisur të përshtatet e kjo sipas specialistëve të shëndetit vihet re tek shtimi numrit të të moshuarve aktivë që gjithsesi duan t’i kenë fëmijët pranë.
“S’ka nder më të madh se të punosh për vendin tënd”/abcnews.al