Qeveria shperblen me 1 deri ne 3 paga te gjithe punonjesit qe u angazhuan ne luften me zjarret kete vere.
Pjesë e kësaj kategorie janë efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse.
Sipas vendimit te qeverise, masa e shperblimit do te jete në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025.
Sipas vendimit, punonjësit e angazhuar 1 deri në 7 ditë, do të marrin shpërblim 1 pagë mujore.
8 deri në 15 ditë, shpërblimi do të jetë 2 paga, ndërsa për angazhimin mbi 16 ditë e më shumë do të jepen 3 paga.
Shpërblimi për punonjësit e angazhuar në luftë me zjarret do të llogaritet mbi bazën e pagës bruto dhe efektet financiare do të përballohen nga buxheti i shtetit.
Për të përballuar këtë skemë financimi, qeveria i ka shtuar buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes gati 2 milionë euro, ndërsa Ministrisë së Brendshme rreth 700 mijë euro.
Disa dite me pare qeveria dhe kryeministri Rama nderuan me medalje zjarrfikes dhe pjesetare te forcave te armatosura qe moren pjese ne keto operacione shpetimi, qe ishin mjaf te veshtira sidomos ne disa zona te vendit gjate muajit gusht.
Stina e verës shënoi një betejë të ashpër me zjarret në të gjithë vendin, ku u dogjën me qindra hektarë tokë.
/abcnews.al

