Ishte me të vërtetë një kompeticion spektakolar. Mbrëmjen e kësaj të diele, Kupa e Afrikës zhvillon finalen e madhe, teksa në “Stade Olympique Alassane Ouattara”, të Abdixhanit, “Shqiponjat e Gjelbërta”, të Nigerisë do të sfidojnë “Elefantët” e Bregut të Fildishtë, organizatorë të këtij kompeticioni.
Sa i përket formacioneve, tekniku i “Shqiponjave” nigeriani, Jose Peseiro i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Nwabili e para tij në mbrojtje, Bassey, Troost-Ekong e Ajayi. Në krahët e mesfushës janë Zaidu e Aina, me qendrën që mbulohet nga Onyeka e Iwobi. Më të avancuar janë Ademola Lookman e Samuel Chukëueze, ndërsa në majën e sulmit qëndroni “bomberi” i Napoli, Victor Osimhen.
Në krahun tjetër, tekniku Emerse Fae i ka pozicionuar të tijët në fushë, me formacionin e zakonshëm 4-3-3, ku në portë qëndron Fofana. Në krahët e mbrojtjes janë Serge Aurier e Konan, me qendrën që mbulohet nga Kossounou e Ndicka. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Kessie, Seri e Fofana, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Gradel, Haller e Adingra. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: