Në orën 20:00, “Katalanasit” e Barcelona do të presin në “KSU Stadium”, të Rijadit, në Arabinë Saudite, skuadrën e Osasuna, në përballjen e vlefshme për fazën gjysmë-finale, të Supërkupës së Spanjës, me fituesin, që do të përballet me “Galaktikët” e Real Madrid, në finalen e madhe të 14 janarit.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Xavi i ka rreshtuar të tijët, me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë është vendosur i riu Inaki Pena. Në krahët e mbrojtjes janë Alejandro Balde e Jules Kounde, me qendrën që mbulohet nga Christensen e Ronald Araujo. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Gundogan, Frenkie de Jong e Sergi Roberto, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga treshja Ferran Torres, Robert Leëandoëski e Raphinha.
Në krahun tjetër, tekniku Jagova Arrasate i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Herrera e para tij në mbrojtjes Catena, Garcia e Cruz. Në krahët e fushës janë Areso e Pena, me qendrën që mbulohet nga Oroz e Munoz. Më të avancuar janë Arnaiz e Gomez, ndërsa në majën e sulmit është Budimir. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: