Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në Llixhat e Lëpushës/ Pasuri natyrore e kurative në njësinë administrative Stravaj

schedule20:33 - 20 Shtator, 2025

schedule 20:33 - 20 Shtator, 2025

Në zemër të natyrës së egër e të paprekur të Njësisë Administrative Stravaj, të Bashkisë së Prrenjasit, ndodhen llixhat e Lëpushës, një burim I çmuar ujor termal, që prej vitesh njihet nga banorët për vetitë e tij shëruese.

Llixhat, të vendosura pranë fshatit malor Lëpushë, janë një vend I bukur turistik malor dhe një asset I rrallë I Shqipërisë lindore.

Uji që buron nga toka në këto llixha, janë të pasura me minerale, me temperature të ftohta gjatë gjithë vitit dhe përdoret kryesisht për trajtimin e sëmundjeve reumatizmale, problemeve me kockat, lëkurën dhe qarkullimin e gjakut.

Banorët vendas I kanë përdorur tradicionalisht këto ujëra për qëllime kurative.

Territori përreth llixhave është malor, me ajër të pastër dhe pamje mahnitëse, çka e bën këtë vend ideal, jo vetëm për kurim, por edhe për pushime, larg zhurmës urbane.

Banorët e zonës dhe ekspertët lokalë kërkojnë ndërhyrje për ndërtimin e një strukture të thjeshtë pritëse dhe për promovimin e llixhave si një destinacion turistik shëndetësor.

Një projekt i tillë do të sillte zhvillim ekonomik për fshatin Lëpushë dhe gjithë zonën e Stravajt, duke krijuar vende pune dhe duke nxitur turizmin e qëndrueshëm.

Llixhat e Lëpushës janë një thesar natyror që pret të zbulohet dhe të shfrytëzohet me kujdes në dobi të komunitetit lokal dhe të gjithë Shqipërisë. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!