Në listën e zezë të SHBA/ Familjarët e Radovan Karaxhiçit, padi ndaj Departamentit të Thesarit

schedule21:21 - 3 Maj, 2023

schedule 21:21 - 3 Maj, 2023

Familjarët e kriminelit të luftës, Radovan Karaxhiç paditën Departamentin e Thesarit të SHBA-së për mbetjen në listën e sanksioneve amerikane.

Gruaja e Karaxhiçit, Liljana, djali Aleksandar dhe vajza Sonja deklaruan në një padi në gjykatën federale në Uashington se Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Ministrisë së Financave, e cila administron sanksionet e SHBA-së, në mënyrë të pajustifikueshme vonoi vendimin për heqjen e sanksioneve kundër tyre.

Ata u sanksionuan nga qeveria amerikane në vitin 2003 pasi dyshoheshin se e ndihmuan Karaxhiçin të shmangte arrestimin ndërsa ai po përballej me padi nga gjykata në Hagë./abcnews.al