Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali/ Të dënuar për vrasje, dy shqiptarët ekstradohen drejt shtetit fqinj (EMRAT)

schedule19:31 - 20 Mars, 2026

schedule 19:31 - 20 Mars, 2026

Dy shqiptarë janë ekstraduar drejt Italisë. Andon (alias Afrim) Sina, 52 vjeç dhe Niko (alias Faslli) Sina, 49 vjeç, u kapën në Dibër në mars 2025, gjatë operacionit policor të koduar “Difficult Conditions”.

Dy kushërinjtë, ishin të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, të cilët prej vitit 1999 fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitete të tjera.

Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Napolit, në Itali, në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.



Në komunën Gricignano d’Aversa, më datë 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjete prerëse shtetasin shqiptar B. C. dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F. S., për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!