Në listë të hapur për qarkun e Tiranës, Etien Xhafaj: Beteja ime tërësisht pozitive

schedule15:17 - 3 Prill, 2025

schedule 15:17 - 3 Prill, 2025

Deputeti i PS dhe njëherësh kandidati për qarkun e Tiranës në listë të hapur, Etien Xhafaj ishte i ftuar në studion e “News Linë” në ABC News. Gjatë intervistës me Rovena Nezirin ai u ndal edhe tek kandidimi i tij  në listë të hapur për zgjedhjet e 11 Majit.

Edhe pse pranoi që mund të tingëllonte disi e çuditshme për politikën shqiptare, Xhafaj u shpreh se ka vendosur që të bëjë politikë krejtësisht paqësore.

“Lista e hapur është për ata që bëjnë beteja. Unë kam zgjedhur që të bëj një betejë tërësisht pozitive. E di që është pak e çuditshme në politikë shqiptare të flasësh pozitivisht. Por unë mendoj se diçka që nuk arritur ta shprehë politika dhe pushteti i katërt është shpresa. Pra ne nuk jemi në politikë për të ngrohur karriget, por jemi në politikë për të ofruar shpresë për qytetarët, duke qenë se kemi zgjedhur që fëmijët tanë të lindin dhe të rriten këtu. Prandaj synimi i gjithë kësaj fushate, qoftë edhe kësaj të listës është që të bëjmë më të mirën, pse jo të korrigjojmë dhe gabimet që kemi pasur, nuk ka qenë gjithçka perfekte. Patjetër duhet që të shikojmë dhe të zhvillojmë një vizion të ri për Shqipërinë”, u shpreh Xhafaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!