Në listat e PS për zgjedhjet, Reme Lala flet për Abcnews.al: Më 5 mars vendoset gjithçka

schedule11:22 - 22 Shkurt, 2021

schedule 11:22 - 22 Shkurt, 2021

Reme Lala, deputetja e opozitës parlamentare e cila mori mandatin në siglën e PDIU është një nga dy kandidatët që vijnë nga listat e opozitës, që do të kandidojë në zgjedhjet e 25 Prillit në siglën e Partisë Socialiste.

Në një prononcim për gazetaren e Abcnews.al Mimoza Vraja, ajo deklaroi se listat do të bëhen zyrtare më 5 Mars, duke theksuar se do ta marrë vesh në atë ditë nëse do të jetë apo jo kandidate në qarkun e Tiranës.

“Listat bëhen zyrtare më 5 Mars. Edhe juve edhe unë do ta marrim vesh po në atë ditë nëse do jem apo jo në Tiranë”, u shpreh Reme Lala.

Bashkë me Lalën, një tjetër kandidat që do të futet në listat e socialistëve është edhe Ylli Shehu. Kreu i qeverisë Edi Rama tha sot në dalje për mediat pas përfundimit të mbledhjes me shtabin elektoral të PS se do i hapet rrugë kandidimit të prurjeve të reja nga partitë e tjera, sipas planit të drejtuesve politikë në qarqe./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!