“Në listë do gjeni në të gjitha qarqet edhe shqiptarë që janë sot në emigracion”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Neë York.
“ Do kthehem në histori. Unë PD ia ndjeva erën që ne momentin e parë që hyra brenda dhe ika. Fatkeqësisht shumë të tjerëve iu deshën vite për ta marrë vesh, por kjo është histori. Nuk diskutohet që pa mbështetjen e emigrantëve Shqipëria do kishte hyrë në situate shumë më të rënda nga ato që hyri ku ajo e 97 ishte me llahtarshmja, ishin ata që e mbajtën në këmbë.
Shuma që emigrantët kanë derdhur për Shqipërinë, ka qenë shuma më e madhe krahasuar me gjithë të ardhurat e tjera, dhe kjo është e padiskutueshme. Sa i përket përfshirjes së emgrantëve drejtpërdrejt në parlament ne kemi hapur një platformë dhe i kemi ftuar të gjithë ata që duan të përfshihen dhe do përzgjedhim edhe nga Amerika. Është një nga kandidatët edhe këtu që ka shprehur interes. Në listë do gjeni në të gjitha qarqet edhe shqiptarë që janë sot në emigracion. Pastaj ju takon jut ë jepni mbështetje me votë që të jenë në parlamentin e Shqipërisë.” –tha Rama.