Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Në Leskovac, për tre pikët’, Sylvinho: Skuadra ka ndryshuar gjatë Europianit!

schedule16:57 - 10 Tetor, 2025

schedule 16:57 - 10 Tetor, 2025

Na ndan vetëm një ditë nga ndeshja e vitit në Leskovac. Në konferencën për mediat, trajneri Sylvinho komentoi përgatitjen e ekipit tonë në sfidën e madhe, si dhe ndryshimet e mundshme në formacion. Sylvinho u shpreh se skuadra ka ndryshuar gjatë Europianit, si dhe ai beson tek lojtarët dhe do t’i zgjedh në bazë të asaj që japin në fushë.

“Nuk më intereson momenti, por vetëm nëse lojtari është i gatshëm të luajë dhe të dalë në fushë. Është një ndeshje e rëndësishme sepse kemi bërë rrugëtim për të arritur deri këtu.

Ne nuk është se kemi 50 lojtarë dhe mund të zgjedhim, kemi lojtarë që në 3 vite ka pasur ndryshime. Skuadra ka ndryshuar dhe gjatë Europianit. Unë besoj te lojtarët e mi, dhe do të bëj zgjedhje jo në varësi të momentit por tek ajo që japin në fushë. “ / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!