Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kulmin e debatit për median, propozohet drejtori i ri i AKEP

schedule12:42 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 12:42 - 11 Dhjetor, 2019

Në kulmin e debatit për ligjin e medias online është emëruar drejtori i ri i AKEP-it. Ai është Tomi Frashëri. Vendimi është marrë nga qeveria, ndërsa votimi për Frashërin do të votohet më 19 dhjetor në Kuvend. Disa ditë më parë u largua me akt dorëheqje, kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP), Ilir Zela. Në letrën e dorëheqjes, ai shprehet se “prej datës, 22 nëntor 2017 kam patur privilegjin që me besimin dhe mbështetjen e plotë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ti shërbej publikut në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkemben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj doreheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP”-shkruan Zela në letrën e dorëheqjes së tij.

Ndërsa Tomi Frashëri ka mbajtur deri më tani detyrën e Shefit të Protokollit në Kryeministri.



Emërimi i drejtorit të ri vjen në kohën kur debatohet ligji për median online, që ka ngjallur mjaft kundërshti. Shoqatat e gazetarëve edhe sot deklaruan  në Komisionin e Medias se qeveria po tenton të censurojë median. AKEP dhe AMA janë dy institucionet që do kenë rolin kyç në menaxhimin e medias, nëse ky ligj i kundërshtuar nga gazetarët dhe OSBE-ja, votohet në parlament.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!