N/ kryetari i PD-së, Edmond Spaho në një postim në Facebook shprehet se ndryshe nga sa deklaroi Edi Rama sot nga Kukësi, askush në aeroport nuk punon. Numri dy i partisë më të madhe në opozitë shkruan se makineritë kanë ndaluar punën, sapo ka ikur mjeshtri i mashtrimeve.
“Edi Rama e bën gjithçka për propagandë dhe për të mashtruar njerëzit. Pas përrallave të dala boje me mijëra vende pune sot në Kukës, në vendin ku duhet të ishte ngritur aeroporti, askush nuk punon.
Makineritë kanë ndaluar punën, sapo ka ikur mjeshtri i mashtrimeve. Edi Rama nuk di të punojë. Ai di vetëm të vjedhë dhe të mashtrojë” shkruan ai.
Ndërkohë që kreu i qeverisë shqiptare deklaroi paradite nga verilindja e vendit se puna në aeroportin e Kukësit vazhdon dhe se do të krijohen mundësi ekonomike për shumë familje./ db/Abcnews.al

