Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit në Kosoveë, Arberie Nagavaci është takuar këtë të martë me drejtoret e drejtorive Komunale të Arsimit me të cilet ka diskutuar mbi problematikat e furnizimit me tekstet mësimore për nxënësit.
Pas këtij takimi, Besiana Musmurati drejtoresha e Arsimit në Prishtinë është shprehur se e gjithë kjo situatë po vjen si pasojë e keqmenaxhimit të situatës nga Ministria e Arsimit.
“Prej takimit të sotëm e pamë edhe faktikisht, fatkeqësisht e konfirmuam që ka pas një keq menaxhim të procesit jemi vonuar shumë kemi ende shumë pyetje për të cilat nuk morëm përgjigje, komunat të cilat nuk kanë fare librat ende nuk e dinë se çfarë do të bëjnë, nuk e din as ministrja, shtatori po duhet me na prit me telashe te reja”, tha ajo.
Pas takimit me Ministren e Arsimit Qemajl Sejdiu, Drejtori i Arsimit në Klinë të Pejes u shpreh se në komunen e tij nuk ka as librari ku të shpërndahen librat për nxenesit dhe për këtë arsye ka kërkuar edhe shtyrjen e nisjes së vitit të ri shkollor.
Ne si komunë nuk kem librari, tash shtëpitë botuese e kanë ofruar një lokacion fatmirësisht është mirë që për shkak që prindërit mos me u keqtrajtuar, ne kemi kërkuar nga Ministria që së paku më 4 shtator me nis mësimi, jo më 1 shtator, sepse e dimë që është e pamundur që nxënësit të kenë librat”, u shpreh ai.
Qeveria e Albin Kurti dështoi të siguronte tekstet shkollore për nxënësit e shkollave fillore falas nën pretekstin e mosmarrëveshjes për çmimin me shtëpitë botesue dhe për këtë arsye, disa ditë më parë, Ministria e Arsimit në Kosovë iu kërkoi prindërve që të blinin tekstet shkollore duke iu premtuaar atyre se do të rimbursoheshin./abcnews.al