Në Kosovë janë mbi 2 mijë raste aktive me Covid-19, Prishtina më e infektuara

schedule08:47 - 25 Tetor, 2020

schedule 08:47 - 25 Tetor, 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtunën në raportimin 24 orësh rreth gjendjes me Covid-19, njoftoi se janë shënuar 166 raste të reja me koronavirus. Dy të vdekur, 55 të shëruar dhe 166 raste të reja me koronavirus. Por ndërkohë që shifrat cdo ditë e më shumë rriten, rastet aktive në Kosovë janë 2062.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 166 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinikë Infektive dhe 1 rast Spitali Pejë.

55 pacientë u shëruan, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mijë e 34 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 62. Numri total i të infektuarve ka arritur në 17 mijë e 757 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 86 mijë e 98 mostra” thuhej në njoftim, shkruan Expres. Komuna më e prekur nga virusi është Prishtina, me gjithsej 5 mijë e 692 raste, 82 prej tyre kanë humbur betejën me koronavirusin./db/Abcnews.al