Në Kosovë 92 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit

schedule15:43 - 31 Korrik, 2021

schedule 15:43 - 31 Korrik, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 92 persona me COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në total numri i rasteve aktive është 442.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19./abcnews.al/