Në komision edhe mbështetësit e Berishës, Tabaku: Jemi në unison, na bashkon një qëllim

schedule22:28 - 15 Shkurt, 2022

schedule 22:28 - 15 Shkurt, 2022

Pjesë e Komisionit Hetimor për Inceneratorët i ngritur me kërkesë të Partisë Demokratike është edhe një deputet i përjashtuar nga kjo forcë politike, Edmond Spaho, por edhe të tjerë të rreshtuar me ish-kryeministrin Sali Berisha si Belind Këlliçi.

Lidhur me këtë, kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku, në studion e “Log.” tha se në komision pavarësisht përplasjes që kanë janë në unison pasi i bashkon i njëjti qëllim.

Lexo edhe: “Po varrosin aferën për Inceneratorët”, Tabaku i përgjigjet Kryemadhit: E ka gabim, kemi kërkuar nga Vasili informacion

Pjesë nga diskutimi në studio:

 

Jorida Tabaku: Sigurisht që na jep kapital politik. Në fund të ditës jemi duke bërë një betejë politike për të luftuar diçka që e konsiderojmë korruptive. Me aq sa e kam ndjekur këtë çështje në asnjë moment nuk jemi kompleksuar për të folur për këdo. Shikoni dëshmitë a është larguar dikush.

Endri Xhafo: Përse nuk ka asnjë anëtar nga LSI në komision?

Jorida Tabaku: Sepse u kërkua nga PD ngritja e këtij komisioni.

Endri Xhafo: Edmond Spaho është i përjashtuar nga PD…

Jorida Tabaku: Zoti Spaho ka pasur një vendim për ta përjashtuar atë para 3 javësh duhet një vendim Kuvendi për ta përjashtuar, të gjithë deputetët e opozitës janë në unison për këtë aferë.

Endri Xhafo: Keni gjetur gjuhën e përbashkët, unë ju kam ndjekur kur ishit live në inceneratorin e  Tiranës, më bëri përshtypje është që faqja zyrtare e PD e ndërpreu kur doli Këlliçi

Jorida Tabaku: Duhet ti pyesësh të gjithë anëtarët e komisionit se kush i ndihmon. Ata janë në mbështetjen time për ta denoncuar këtë dhe të gjithë kemi një interes të përbashkët. Jam unë që u kërkova të vinte te inceneratori i Tiranës. Më duket pa sens për ta diskutuar.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!