Një grua, e cila prej shtatë muajsh ndodhet në koma, ka sjellë në jetë një vajzë. Shafiya nga India, u plagos rëndë kur ishte vetëm 40 ditëshe shtatzënë pasi ra nga një motoçikletë. E reja u bllokua në pjesën e pasme të mjetit që drejtohej nga partneri i saj dhe pësoi lëndime të shumta në kokë.
Që nga Marsi, ajo i është nënshtruar pesë operacioneve të ndryshme neurologjike. Për më tepër, iu desh të hiqte një pjesë të kafkës së saj për të lehtësuar presionin e gjakut në trurin e saj. Mjekët ishin në mëdyshje nëse duhet ta ndërprisnin shtatzëninë për shkak të gjendjes së saj.
Pasi një ekografi tregoi se shtatzënia ishte normale, ata në fund i rekomanduan familjes së saj që të vazhdonin shtatzëninë. Pavarësisht se kishte vëtëm 15 për qind shanse për të dalë nga koma, 23 vjeçarja ishte në gjendje të lindte një vajzë të shëndetshme më 22 tetor.
Tani ajo lëviz herë pas here kokën dhe këmbët, duke dhënë shpresë se një ditë mund të takohet me vajzën e saj. Kirurgu Dr Deepak Gupta e quajti rastin “shumë të pazakontë”, duke shtuar: “Unë nuk kam hasur në ndonjë rast të tillë në karrierën time 22-vjeçare neurokirurgjike”.

