Apple regjistron një patentë vërtetë interesante; “synthetic group selfies”, e cila mundwson selfie nw grup por nw distancw.
Një selfie në grup në distancë ku pjestarët mund të jenë në vendndodhje të ndryshme në hapsirë, mjafton të pranojnë ftesën të futen në kuadër dhe një selfie grupi montohet nga vetë sistemi. Pasi i gjithë grupi të jetë pozicionuar, mes opsioneve mund të zgjidhet “foto, video imazhe të ruajtura, imazhe live stream.”
Edhe pse kjo ide vjen tani kur distancimi social është më i rëndësishëm se kurrë, Apple ka kërkuar t’i miratohet kjo patentë që në 2018. Rikujtojmë edhe faktin se Apple regjistron një numër të konsiderueshëm patentash gjatë vitit por pak prej tyre arrijnë të finalizohen.


