Fshati Bregas i Finiqit është braktisur nga pjesa më e madhe e banorëve.
Shumicës së shtëpive ju është vënë dryni.
Nga 1000 banorë sot kanë mbetur rreth 100. Lindjet kanë rënë në maksimum, ku në 3 vitet e fundit kanë ardhur në jetë vetëm 3 foshnja.
“Kam punuar infermiere, mami në fshat edhe mbaj mend që kemi pasur 36 fëmijë nga mosha 0 deri ne 3 vjeç, ndërsa tani kemi vetëm 3, kanë ikur shumë. Ka mbetur këtu vetëm 1/10 e popullsisë edhe fëmijët e mi kanë ikur, tani po ikin edhe nga qytetet lëre më nga fshatrat”, ka thënë ajo.
Ndjejnë mall për fëmijët, por nuk i nxisin të kthehen në Shqipëri.
“Me këto kushte papunësie nuk dua që as fëmijët e mi te kthehen. Tani nga kjo virusi nuk kane ardhur, flasim e çmallemi nga telefoni. Andej kanë jetën e tyre”.
Në Bregas kanë mbetur kryesisht të moshuar. Gratë kujdesen për kopshtin, ushqejnë kafshët dhe ankohen për pensionet e ulëta.
“ Kam punuar si qeni ne kanalet e orizit, tani kam ngelur sakate, nuk eci dot. Jetoj me pension, por edhe ai mezi me del te nxjerr muajin”, shprehet një tjetër banorë.
“Nuk ka pune këtu, rrojmë me pension, kam punuar si qen qe kam ardhur deri këtu, kam punuar në kanale”.
Banorët që jetojnë në Begas i përkasin minoritetit Grek. Ata përballen me mungesë të theksuar shërbimesh, pasi rrugët i kanë të dëmtuara, nuk kanë qendër shëndetësore. Për ta kujdeset vetëm një infermiere e cila ka dalë në pension./abcnews.al