Të gjithëve na ka ndodhur që të përballemi me një situatë kaotike në rrugë, ku shoferët nuk respektojnë rregullat e trafikut. Kjo përvojë, për fat të keq, mund të përjetohet në shumë vende evropiane dhe pyetja është se cili prej tyre ka shoferët më të këqij?
Së fundmi, një sondazh i është përgjigjur kësaj pyetjeje. Në të morën pjesë 12,400 banorë të vendeve të ndryshme, dhe secili duhej të vlerësonte drejtimin e automjetit, drejtimin e bashkatdhetarëve të tyre dhe ngarjen e qytetarëve të vendeve të tjera evropiane.
Rreth 79 % shprehën qëndrim negativ ndaj drejtuesve të tjerë. Megjithatë, nga të gjitha vendet, spikat Greqia. Rreth 91 % e grekëve kishin diçka negative për të thënë për shoferët e vendeve të tjera, ndërkohë që raportuan edhe sjelljen më të vrazhdë nga drejtuesit e tyre.
Përsa i përket sharjeve në rrugë, shpejtësisë, përdorimit të celularit teksa vozisin, Greqia është në krye. /abcnews.al