Në kërkim të një sulmuesi, Milan shet Krunic për “bomberin” e Bundesliga

schedule13:36 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 13:36 - 8 Dhjetor, 2023

Pavarësisht se arriti akordin, prej 3 milionë eurosh në sezon me mesfushorin boshnjak, Rade Krunic, sërish “Kuqezinjtë” e Milan, nuk e pranuan ofertën 5 milionshe nga “gjigantët” turq, të Fenerbahce, mirëpo nevoja për një sulmues “pykë” të nivelit të lartë, mund të bëjë që “Djajtë” të heqin përfundimisht dorë nga i preferuari i teknikut, Stefano Pioli, me “Fenerët” e Stambollit, që kanë “trokitur” sërish në “derën” e “kuqezinjve” për 30-vjeçarin e mesfushës.

Megjithatë, edhe pse skuadra e Fenerbahce është e vendosur për të mos shpenzuar më shumë se 5 milionë euro, për kartonin e Krunic, sërish “gjigantët” e Milan do kërkojnë minimalisht 6-7 milionë euro, për të kapur sa shumë para nga shitja e një lojtari, i cili i ka shkaktuar jo pak humbje “kuqezinjve” në kohën e tij, te këta të fundit.

Paratë për shitjen e Krunic do të përdoren të gjithë për blerjen e një sulmuesi me potencial në fushën e blertë, ku objektivi kryesor mbetet “bomberi” kanadez, Jonathan David, i cili luan me francezët e Lille, mirëpo këta të fundit kërkojnë plot 40 milionë euro, për kartonin e 24-vjeçarit, duke e bërë të pamundur transferimin e tij.

Në të tilla rrethana, “Djajtë” mbeten me vetëm 1 opsion atë të sulmuesit të Stuttgart, Serhou Guirassy, i cili deri më tani po shkëlqen në “aventurën” e tij, në Gjermani, teksa në 13 sfidat e para të këtij sezoni ka arritur të shënojë plot 18 gola, si dhe të asistojë 2 të tjerë e duke shtuar këtu edhe faktin, që Milan mund ta sjellë “bomberin” malez, për 17 milionë euro, në “San Siro”, mund të thuhet se 27-vjeccari është objektivi kryesor i “kuqezinjve” në merkaton e dimrit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!