Me mesfushorin Joshua Kimmich, tashmë të spostuar në mesin e fushës, si një organizator , “bavarezët” e Bayern Munich janë në kërkim të një mesfushori defensiv për sezonin e ri, tek i cili tekniku Tuchel të ketë besim.
Duket se lojtari i ri është gejtur dhe bëhet fjalë për mesfushorin portugez, Joao Palhinha, i cili aktualisht aktivizohet te anglezët e Fulham dhe pritet që akordi të arrihet mes klubeve për shifrën e 60 milionë eurove.
Përsa i përket lojtarit, ky i fundit do të përfitojë te Bayern, një kontratë 5-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2028, paga e së cilës ende nuk është mësuar, megjithatë pritet që gjithçka të mbyllet mbrëmjen e sotme. /i.m /abcnews.al