Në kërkim të një jete më të mirë, 436 emigrantë mbërritën në Lampedusa, një grua lind në një varkë

schedule10:20 - 6 Korrik, 2023

schedule 10:20 - 6 Korrik, 2023

Autoritetet italiane theksojnë se 436 emigrantë zbarkuan në Lampedusa pasi 10 varkat me të cilat po udhëtonin u shpëtuan nga mesnata nga varkat patrulluese të Rojës Bregdetare dhe Guardia di Finanza.

Mediat italiane shkruajnë se një grua shtatzënë e cila ishte pjesë e varkës është dërguar për lindje në klinikë menjëherë pasi mbërriti në skelën e Favarolos.

E njëjta gjë për një grua tjetër që lindi në varkën e vogël në të cilën ndodhej me 40 bashkatdhetarë që mbërritën në Lampeduza në orën 3:16. Si gruaja ashtu edhe foshnja u dërguan në spital për t’u kontrolluar.

Njerëzit që mbërritën gjatë natës, të gjithë nga Sfax në Tunizi, thanë se ishin me origjinë nga Mali, Guinea, Bregu i Fildishtë, Liberia, Gambia, Pakistani, Senegali, Kameruni dhe Sudani.

Ndërkohë një ditë më parë janë bënë 14 zbarkime në ishull gjithsej me 589 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!