Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim që në 2020, kapet 26-vjeçari/ Tiranë, bashkëpunoi për transportimin e kundërligjshëm të 19 emigrantëve

schedule13:13 - 3 Nëntor, 2025

schedule 13:13 - 3 Nëntor, 2025

Në vitin 2020, bashkëpunoi për transportimin e kundërligjshëm të 19 emigrantëve që synonin të shkonin në shtetet e BE-së, kapet 26-vjeçari.

Ky shtetas është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i adminstrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, në lidhje me vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin “Location”.

Në kuadër të operacionit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, u kap në rrugën “Atë Thanasi”, shtetasi K. M., 26 vjeç.

Gjykata e Apelit e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi në vitin 2020, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, transportoi drejt Tiranës, 19 emigrantë që synonin të lëviznin ilegalisht, në shtetet e BE-së.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!