Trupi i David Garcia Mitogo është gjetur i pajetë në lumin Ava. Kanë qenë anëtarët e Grupit të Emergjencës Mbikomunale të Ribadavia që kanë gjetur trupin e tij pasi u njoftua i humnbur të enjten më 11 maj.
Lojtari 32-vjeçar, i lindur në Guinenë Ekuatoriale, u stërvit në kategoritë më të ulëta të Club Deportivo La Morenica dhe Sociedad Deportiva Ponferradina, ku kaloi disa sezone. Ai u largua nga shtëpia e tij në qytetin Arnoia në Pontevedra pa e mbyllur derën dhe ishte një nga motrat e tij që dha alarmin se Mitogo mund të ishte në rrezik, pasi mori një mesazh zanor.
Këtë të hënë, operacioni i kërkimit u fokusua në gjetjen e tij në afërsi të urës A Barca, pasi u gjet një xhaketë që dyshohej se ishte e tij.
Agjentët ndoqën të vetmen gjurmë që kishte lënë Mitigo, celularin e tij, i cili u gjet në urën mbi lumin Ava, midis Arnoia dhe Ribadavia. Një celular nga i cili shkroi një sërë mesazhes falenderimi për shokët e tij nga Atletico Arnoia. Herën e fundit që u pa ai ishte duke pirë një pije me një mik në qytetin O Carballino, vetëm 25 kilometra larg shtëpisë së tij./h.ll/abcnews.al
⚫️ Confírmase a peor das noticias tras o achado do corpo sen vida do futbolista David García Mitogo.
? Desde a RFGF, co noso presidente @RafaLouzan á fronte, trasladamos o noso máis sentido pésame a súa familia e amigos nestes duros momentos.
DEP. pic.twitter.com/yt1Ega7fT8
— RFGF (@futgal) May 23, 2023