Në kërkim prej 27 vitesh, arrestohet 80 vjeçari në Britani

schedule13:55 - 2 Prill, 2024

schedule 13:55 - 2 Prill, 2024

Një nga më të kërkuarit në Mbretërinë e Bashkuar është arrestuar në aeroportin Heathrow pas 27 vitesh në arrati dhe do të paraqitet në gjykatë me akuzën e abuzimit seksual të fëmijëve.

Richard Burrows, 80 vjeç, u arrestua të enjten pasi u kthye në Mbretëria e Bashkuar nga Tajlanda, pothuajse tre dekada pasi u lëshua një urdhër arresti për të. Policia e Cheshire ishte përpjekur ta gjurmonte që nga dhjetori 1997, kur ai nuk u paraqit në Gjykatën e Chester Crown.

Akuzat lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve që dyshohet se ka ndodhur në një shtëpi fëmijësh në Congleton, Cheshire dhe West Midlands midis 1969 dhe 1971./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!