Në kërkim për vrasjen e Rakip Rolit/ Pas tritolit, sot banesa iu bë “shoshë” nga plumbat, kush është Skënder Lika

schedule12:42 - 6 Tetor, 2023

schedule 12:42 - 6 Tetor, 2023

Në Sanxhak të Kurbinit ka “kërcitur” sërish arma, sërish i përfshirë Skendër Lika. Gjatë paradites së sotme drejt banesës së tij është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Kujtojmë që pak muaj më parë, banesës së tij iu vendos lënë plasëse.

Lexo edhe: DETAJE/ Tritoli në banesën e Skënder Likës, pista kryesore ku po heton Policia

Kush është Skender Lika?

Skëndër Lika është shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar bashkë me djalin e tij për vrasjen e Rakip Rolit 2 vite më parë po në Sanxhak.

Djali i Skënder Likës dhe viktima, Rakip Roli ka qenë hetuar më parë për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa Roli ishte po ashtu edhe pronar i një biznes të madh në zonën e Laçit.

Lexo edhe: Ekzekutorët u siguruan që “Piloti” të mos mbetej gjallë, Audi “shoshë” nga plumbat

Skëndër Lika rezulton të jetë xhaxhai i Ilir Likajt, i arrestuar tre vite më parë si autor i dyshuar i ekzekutimit të dy biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika në Laç.

Likaj dyshohet se e kreu krimin bashkë me Bujar Lamajn dhe dy persona të tjerë duke patur lidhje me elementë kriminalë të njohur në zonën e Laçit dhe Mamurrasit.

Lexo edhe: Zbardhet e shkuara e errët e biznesmenit të ekzekutuar, djemtë e tij rrahën keq një person

Skënder Lika është po ashtu vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras.  63-vjeçarit iu bë atentat në momentin që po kthehej nga funerali i së motrës, e cila u vetëvra me armë gjahu.

Vëllai i Skënder Likës, ka qenë i dënuar me 25 vite burg për vrasje në vitin 2000.

Ekzekutimi i biznesmenëve

Biznesmenët Bujar Lika, 37 vjeç dhe Paulin Gjergji, 53 vjeç, u ekzekutuan mbrëmjen e 30 majit të vitit 2020 në një hotel në zonën e Mamurrasit. Lika vdiq në vendin e ngjarjes, Gjergji ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nga përplasja me armë brenda hotelit mbeti i plagosur Kreshnik Tusha, në radhët e grupit të atentatorëve.

Viktima Bujar Lika është gjetur nga Policia me armë në dorë, ndërsa burime bënë të ditur se ai ka qëlluar deri sa i janë mbaruar fishekët.r.t/abcnews.al