Në kërkim për vrasjen e Artan Cukut, zbulohen emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Greqi

schedule10:54 - 14 Korrik, 2022

schedule 10:54 - 14 Korrik, 2022

Policia greke ka arrestuar dy persona, të cilët në Shqipëri janë në kërkim për vrasjen e komisar Artan Cukut në vitin 2017. Mësohet se të arrestuarit janë Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci.

Mediat fqinje raportojnë se ata janë arrestuar për llogari të drejtësisë greke, lidhur me një ngjarje të ndodhur në zonën e Vulës, ku gjatë një konflikti për larje hesapesh mes dy grupeve shqiptarësh jashtë një furre buke në rrugën “Ermou”, u plagosen me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta.

Lexo edhe: Porositësit e ekzekutimit të Artan Cukut? Kush janë dy shqiptarët që u arrestuan në Greqi, sherri rreth 7 muaj më parë që i çoi në pranga

Nuk dihet nëse do të ekstradohen në Shqipëri. Jambelli është arrestuar edhe më herët, në vitin 2019, por pala greke refuzoi ekstradimin e tij në vendin tonë.

Kujtojmë se Bledar Jambelli dhe Leci akuzohen i porositës të vrasjes së komisarit Artan Cuku më 8 prill 2017. Të dy kanë paguar Mikel Shallarin për ekzekutimin. Ky i fundit ndodhet pas hekurave. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!