Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar këtë të shtunë në Fier. Ndërkohë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për 1 shtetas i cili u ekstradua nga Greqia.
Komisariati i Policisë Fier në zbatim të planit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapi dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim një shtetas 46 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Fierit me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje”.
Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi një 53-vjeçar, i cili është dënuar nga Gjykata e Fierit me 3 muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje”.
Po ashtu u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest me burg”, një 48 vjeçar. Ky shtetas u ekstradua nga Greqia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga DVP Fier për veprat penale “Vjedhje”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al