EMRI/ Në kërkim për vjedhje, arrestohet pas disa muajsh 36-vjeçari në Durrës

schedule11:38 - 7 Janar, 2025

schedule 11:38 - 7 Janar, 2025

Arrestohet  në Durrës një 36-vjeçar, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për vjedhjen e një shumë parash dhe bizhuterish, në një banesë, duke përdorur kopje të çelësit të derës.

Sipas policisë, i arrestuari është Alfred Hoxha, banues në Durrës. Ai ishte shpallur në kërkim më 14 shtator 2024, në lidhje me vjedhjen e një shume parash dhe bizhuterish, në një banesë në lagjen nr.18, Durrës.

Për këtë rast, në shtator, janë arrestuar dy perona të tjerë, të dy banues në Durrës, mes tyre një femër.

Sakaq, 33-vjeçarja, e cila punonte si sanitare në këtë banesë, dyshohet se ka siguruar kopje të çelësit të derës dhe ua ka dhënë 42-vjeçarit dhe 36-vjeçarit (vëllezër), të cilët dyshohet se më pas kanë kryer vjedhjen.

Gjithashtu, në shtator, Policia gjeti në banesën e 42-vjeçarit një varëse dhe një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!