Në kërkim për tre vepra penale, arrestohet kurbinasi për t’u ekstraduar në Itali

schedule09:32 - 31 Maj, 2024

schedule 09:32 - 31 Maj, 2024

ITALI– Një 30-vjeçar nga Kurbini është arrestuar për llogari të Italisë.

Ai ishte shpallur në kërkim nga autoriteti italiane për tre vepra penale kundër personit dhe pronës.

Pas arrestimit, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Italisë, aty ku do përballët me akuzat e ngritura.

Gjykata e Riminit, Itali, në gusht të 2023 i ka caktuar Donald Martinajt, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi akuzohet se në muajin korrik, 2023, ka përndjekur ish të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar shtetas të tjerë që kanë dhunuar këtë shtetase dhe partnerin e saj.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!