Në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, pranga 35 vjeçarit në Vlorë

schedule08:27 - 9 Shkurt, 2021

schedule 08:27 - 9 Shkurt, 2021

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 35 vjeçar të shpallur në kërkim për prodhim të lëndeve narkotikëve.

I arrestuari është shtetasi me iniciale K.R. i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me sektorin e shërbimeve operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

K.R., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!