Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Ferentino pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge.
I riu i shpallur në kërkim që nga viti 2019 si pjesë e hetimit të kryer nga Karabinierët e Njësisë Operative të Kompanisë Anagni i kishte ikur drejtësisë italiane duke u kthyer në vendin e origjinës.
Policia, falë edhe përndjekjes së zgjatur të miqve dhe të njohurve me të cilët shtetasi shqiptar kishte kontaktuar kohët e fundit, ranë në gjurmët e tij dhe e arrestuan në shtëpinë e të dashurës së tij.
Në përfundim të formaliteteve të arrestuarit me urdhër të autoritetit gjyqësor mandatues atij i është caktuar masa e arrestit shtëpiak. /abcnews.al