Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim për trafik droge në Itali, arrestohet 28 vjeçari në Lezhë

schedule10:37 - 31 Gusht, 2024

schedule 10:37 - 31 Gusht, 2024

Një 28 vjeçar është arrestuar në Lezhë, me qëllim ekstradimin në Itali.

Sipas policisë, i riu nga Puka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një oerganizate kriminale për trafikun e lëndëve narkotike.

Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.



Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, ky shtetas ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e dogave të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!