Një 27 vjeçar, banues në Mallakastër është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Kosovës.
Sipas policisë, i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë.
Ndaj tij, Gjykata Themelore e Pejës, më datë 30.10.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare, për ekstradimin e 27-vjeçarit./abcnews.al